Dhimbjet e barkut dhe belit pas lindjes
Lina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Ankesat që tregon, nuk ka lidhje me komplikacionet e anestezisë epidurale. Mbase problem qëndron diku tjetër. Si fillim të rekomandoj të drejtohesh tek një mjek ortoped, për të ekzaminuar kolonën vertebrale.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje zonje e nederuar.
Se pari ju falenderoj per kohen e çmuar qe ndani per ne grate shqipetare ne nevoje. Une kam nje pyetje per ju. Une para 3 muajve kam lind nje djale me lindje normale por me epidural. Por kam shume dhimbje te vazhdueshme barku dhe beli, sidomos kur zgjohem naten per ti dhene qumesht femijes, aq shume dhimbje kam ne bel sa nuk mund te prek me kembe ne toke per disa sekonda. Isha te gjinekologu ketu ne Gjermani dhe me tha gjithçka ne rregull. Deshta te dije se a eshte e mundshme te kem dhimbje beli per shkak te epiduralit apo ndoshta eshte ndonje problem tjeter shendetesor qe une nuk kam dijeni?
Mbeteni e pershendetur nga ana ime.