Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemorragji e shumte gjate ciklit menstrual

Pershendetje, kam shume hemorragji gjate ciklit menstrual. Kjo me ka ndodhur pas lin djes se dyte,ka dy vjet.kam perdor contraceptiv oral,isha mire,tani qe i kam nderpre jam me keq,kam pas dy cikle ne nje muaj.cfar mund te perdor,nuk dua te jem vartese e contaceptivit.jam 31 vjece kam ba dy lindje asnje abort.faleminderit

Esi Shahu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esi

Duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë disa analiza specifike hormonale si fsh, lh, niveli i progesteronit, niveli i prolaktinës, niveli i disa homoneve të gjëndrës tiroide etj. Aanalizat dhe ekzaminimet do të tregojnë shkakun dhe do ta orientojnë atë, për të dhënë trajtimin sa më efikas.

Gjithë të mirat.

/komuniteti