Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje.


Jam ne javen e 22 te shtatzenise, kam bere analizat e sekrecioneve vaginale dhe vetem Kandida me kishte dale e rralle. Gjithashtu dhe analizat e urines me kane dale me pak kristale neper fushe kurse hemoglobina 10. Doja te dija a duhet te marre ndonje mjekim? Per momentin po perdor VITALSTOFFE AKTIV qe duhet ti pije deri ne fund te shtatzenise. Çfare me keshilloni ju doktoreshe?

Katerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Katerina

Problemi qëndron tek hemoglobina. Krahas vitaminave që përdor, të rekomandoj të shtosh dhe suplement hekuri deri 45 ditë pas lindjes. Unë të rekomandoj të përdorësh, Tardiferron B9.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Eteme (14 vite më parë)
Pershendetje, jam shtatzane 8 javeshe, doktoresha me tha qe jam rrezik deshtimi. Po perdore spasmex (4x1) dhe utrogestan (2x2 vaginal) + acid folik. Ne analizat e sekrecioneve vaginale me dolen trikomonas vaginalis = negativ; candida = pozitiv +. Ju lutem me thoni nese me kaq info, mund te me thoni dicka per gjendjen time? Faleminderit dhe pune te mbare.

/komuniteti