javë pas jave
Përshëndetje Hana
Mundohu që në ambjentin që qëndron më gjatë, pa lënë pas dore edhe zgjedhjen e ambjenteve të tjera ku kalon ditën dhe natën, të jetë i freskët dhe i ajrosuar sa më mirë. Nëse freskohesh disa herë në ditë, qoftë edhe duke bërë dushe me ujë të freskët (shënim asnjëherë të ngrohtë dhe asnjëherë të ftohtë) apo edhe duke vendosur kompresa të freskëta në ballë, qafë në kyçet e duarve apo të kambëve do ta ndjesh veten më mirë dhe më komode. Edhe konsumi i lëngjeve të frekëta e në veçanti i ujit, në rastet e të nxehtit të madh është i rekomanduar, pasi organizmi ka shumë nevojë për lëngje.
Mundohu t’i shmangesh ambjenteve me kondicioner, sidomos kur tempratura e tij është vendosur për të krijuar ambjente shumë të freskëta e sidomos të mos i qëndrosh asnjëherë ballë përballë kondicionerit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne perfundim te javes se 27 te shtatzanise, kto dite ben vape e madhe, shume veshtire po e kam te marr ajr, mundohem sa ma shume te pushoj mirpo nuk po ka efekt, po me mundon shume i nxehti i madh, si te veproj po e ndjej nje plogeshti shume, ju lutem me ktheni pergjigjie, faleminderit.