javë pas jave
Përshëndetje Aldina,
Nëse shtatzënia dhe gjëndja shëndetsore e përgjithshme është konstatuar si normale nga mjeku specialist, atëherë mund të udhëtosh me avion.
Shmangia e udhëtimeve gjatë shtatzënisë, sidomos kur ato janë të gjata e të lodhshme, është më e mira më e mundshme për të patur ecuri normale të saj. Asnjë lloj mjeti transporti, nuk është i klasifikuar si më i miri për shkak të ambjenteve të mbyllur që ato ofrojnë, kohës së gjatë të qëndrimit në një pozicion (veçanarisht ulur) dhe mungesën e komoditetit. Plus edhe argumenteve të tjerë, të gjithë së bashku ose veçmas, ato janë faktorë që mund krijojnë probleme në ecurinë e shtatzënisë.
Për arsye që unë po i quaj të domosdoshme apo të nevojshme, edhe mund të realizohet ndonjë udhëtim gjatë shtatzënisë. Lejen për të udhëtuar e jep mjeku që ndjek shtatzëninë, pasi ai njeh situatën shëndetsore dhe ecurinë e shtatzënisë. Nëse ajo është normale dhe pa problem të rëndësishme, atëherë gruaja shtatzënë mund të udhëtojë, por diku respektuar disa kushte. Mbi bazë të tyre si dhe këshillave që jep mjeku që ndjek shtatzëninë, gruaja merr vendimit për të kryer ose jo udhëtime të gjata gjatë shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni normale.


Pershendetje doktor kam nje pytje jam shtatzan ne javen e 19 po kam deshir te udhetoj me avion udhetimi zgjat tre ore ne nje airoplan dhe nje or ne airoplanin e dyt ,me shendet jam mire nuk kam pasur kurr gjakderdhje gjdo her mjekja me thot je ne rregull analizat jan ne rregull shtypja e gjakut esht ne rregull po kam frik mos po kam ndonje rrezik per shtatzani apo per bebin ndaj fluturimit me avion a esht diqka per tu shqetesuar rreth kesaj te pershendes