Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strisho cervikale

Pershendetje doktoreshe.


Jam ne javen e 36 te shtatzenise, pasi bera strisho cervikale mora keto rezultate: pas kultivimit te mostres nuk ka rritje te baktereve patologjene. Preparati mikroskopik: Qeliza epiteliale, leukocite, koke gr+ dhe bacile gr+ si Bacillus spp. A eshte e nevojshme marrja e ndonje antibiotiku ose vaginalete?


Faleminderit.

Dafina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Derisa kultura e sekrecioneve vaginale ka rezultuar negative, pra nuk ka rritje të bakterieve patogjene, atëherë nuk është e nevojshme të marrësh trajtim medikamentoz. Nëse treguesit e leukociteve janë të larta, apo dhe treguesit e tjerë janë jashtë norme (sepse nuk i ke shkruar që të jap një konkluzion), atëherë duhet shikuar mundësia e trajtimit medikamentoz.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti