javë pas jave
Përshëndetje Arta
Simptomat që përshkruan, tregojnë se është i pranishëm një infeksion vaginal. Që ky infeksion të diagnostikohet dhe të trajtohet me medikamentin mjeksor më të përshtatshëm, duhet që bësh analizë dhe kulturë apo mykogramë të sekrecioneve vaginale. Është e pa kuptimtë që të përdorësh preparate mjeksore pa rekomandimin e mjekut I cili ka për detyrë ligjore që ta përshkruaj në recetë. Farmacisti apo farmacistja ka vepruar kundër ligjit që të ka rekomanduar dhe të ka dhënë të përdorësh preparate mjeksore pa rekomandimin e mjekut obstetër-gjinekolog.
Prandaj kontakto menjëherë mjekun obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar dhe trajtuar infeksionin që është i pranishëm. Mos neglizho, sepse pasojat mund të jetë shumë të rëmda për shëndetin tënd riprodhues.
Të uroj shërim të shpejtë.


Pershendetje kam nje pyetje ishAllah me kthen pergjigje sa me shpejt pasi qe kam shume nevoj sepse jam shume e shqetesuar, kam probleme me vagine kam kruarje dhe djegie isha ne barnatore dhe me dhane te perdore TRAVAZOL e perdora 1 here po kisha shume diegie dhe kruarje kur e lyjta vaginen pastaj e nderprejta se nuk e dija a eshte mire te veproj ashtu apo jo dhe tash jam duke perdore Kansan 2% krem me kete kur e lyej nuk me jep shume siklet me qeteson vaginen te kisha lut te me tregosh se cila eshte me mire ta perdore sepse kam turp te shkoj te mejku dhe a guxoj te fus pak krem ne vagine pasi qe jam ende virgjine ? Faleminderit te uroj shendet