Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas 6 jave

E nderuar gjinekologe, kam lindur qe 8 jave, menstruacionet i kam patur panderprere 6 jave po mbreme me kane ardhe pas 3 -4 dite, a eshte dicka per t`u shqetesuar, vetem 2 -3 dite nuk po kam, me se shumti po me vijne kur po kam marredhenie te nesermen.


Flm shume.

Doresa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Pas lindjes, nuk ka menstruacione, por rrjedhje nga vagina që në gjuhën popullore quhen lohje.

Mbase diçka nuk shkon normalisht. Prandaj të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike, ekografi për të vlerësuar kavitetin uterin, dhe Pap-test për të vlerësuar gjendjen e qafën e mitrës. Rezultatet e ekzaminimeve, do i japin përgjigje problemit që shtron.

Të uroj mbarësi.

/komuniteti