Rreth shtatzënisë së mundshme!
Bora
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bora.
Nëqoftëse cikli menstrual është për rreth 28-të ditor, veza del në qarkullim ditën e 14-të deri 16-të duke filluar numërimin nga dita e parë e gjakrrjedhjes. Pra mundësia për të mbetur shtatzënë, ashtu siç e shpegon, është e pamundur. Nëse cikli menstrual është jo i rregullt dhe menstruacionet vonojnë mbi kohën e pritshme, atëherë një test shtatzënie është i nevojshëm për të vërtetuar situatën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe.
Shpresoj qe jeni mire. Desha te bej nje pyetje. Kam pas marredhenie seksuale pa mbrojtje ne diten e pare te ciklit mujor, por ne kete dite dmth ne diten e pare thuaja se gjakderdhje nuk kam fare. Por ne diten e dyte kam pasur normal. Jam mjaft e shqetesuar. A mund te me ndihmoni? A mund te ndodh shtatzenia ne kete situate? Do te ndihem shume mire nese keni kohe te me pergjigjeni.
Ju falenderoj shume.