A mund te jem shtatzane?
Jara Flutur E Vogël
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
Nuk ke bërë aspak mirë që nuk je vizituar tek mjekët obstetër-gjinekolog, pas dy aborteve. Kjo do të thotë se ke rrezikuar shumë, pasi abortet e përsëritura janë shkak i madh për infertilitet. Së dyti, cikli menstrual femëror konsiderohet normal dhe i aftë për fertilizim, kur ai ndodh brënda periudhës 21-35 ditë dhe të jetë ritmik. Jashtë këtyre ditëve, aftësia për shtatzënia shkon deri në pamundësi.
Duke u nisur nga këto dy probleme, të rekomandoj që menjëherë të kontaktosh mjekët obstetër-gjinekolog për të dhënë anamnezë dhe kryer vizitë gjikologjike si dhe analizë dhe ekaminime që do të kërkoj mjeku, për të vlerësuar shëndetin riprodhues.
Edhe një herë, mos neglizho se ke rrezikuar shumë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh para kam pasur dy her abort nje her para dy viteve dhe hera tjeter para nje viti, ciklin e kam qdo 21 dit qe dy muaj rradhazi e kam pas qdo 17 dit, mua cikli me zgjat zakonisht prej 6 deri ne 7 dit ndersa kesaj rradhe vetem 5 dit as 5 dit e plot jo, gjakderdhje kom pas si zakonisht, mirpo edhe pas shkuarjes se ciklit i kam gjoksin e fort po dyshoj ne shtatzani qfar mendoni ju doktoresh sepse une edhe pse kam pasur dy aborte asnjeher nuk kam ber analiz per me dit shkakun e abortit a ka mundesi me mbet shtatzane dhe mos me abortu edhe pse skam ber analiza dhe nuk kam pi barëra kunder abortit dhe qfar mendoni a kam mundsi te jem shtatzane, me falni qe e zgjata kaq shum ju pershendes faleminderit per pergjigjiet