Rreth pubertetit
Ina Mahja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ina
Gjithësesi, motra është relativisht e vogël në moshë. Mirë do ishte që ta kisha vizituar ose të ishte vizituar, meqë dyshoj për ndonjë problem hormonal. Por kursesi nuk do të të rekomandoj që të përdorë preparate hormonale deri në moshën 18-të vjeçare. Shpresoj se duke kaluar vitet çdo gjë të të ecë normalisht në konstruktin fizik të motrës. Nuk duhet harruar që konstrukti fizik i njerzve është unik. Me këtë dua të them se shumë femra të bukura kanë gjoks të vogël ose të madh ose mesatar. E rëndësishme është që ato të ndihen mirë me trupin e tyre.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha, kam nje shqetesim te vogel dhe nuk e di sa mund te me ndihmoni. Ka te beje me motren time e cila eshte 11 vjec dhe para 6 muajsh kane filluar ti shfaqen shenjat e para te pubertetit (ne periudhen vjeshte-dimer). Perveq qimeve ne zonat intime kane filluar edhe gjiri shenjat e para te rritjes. Problemi eshte se gjiri i majte i ka shperthyer shum kohe me pare por nuk po i rritet....ndersa i djathti pothuajse nuk i duket fare. Theksoj se eshte shume e dobet dhe e gjate (30kg dhe 1.45cm e gjate). Jam e shqetesuar sepse un mbaj mend qe gjinjte pasi me kane shperthyer me jane rritur menjehere me motren po ndodh ndryshe ne fillim i shperthyen por nuk po i rriten me edhe pse kane kaluar rreth 6 muaj apo me shume. Faleminderit