Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hepatiti b

Pershendetje doktoreshe, bere analizat dhe me rezultoi se isha me hapatit B, dhe me thane qe ne momentin e lindjes duhet bere vaksinimi ii bebit. Te lutem sepse jam shum e merzitur dhe e shqetesuar ky hepatit tani ka ndikim tek bebi shkakton ndonje problem, po un cfare duhet te bej per veten time se nuk me dhane asnje sqarim. Te lutem doktoreshe sepse jam shum ne merak per shendetin tim dhe te bebit, jam ne pritje te pergjigjes tuaj. Faleminderit.

Ada S (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Hepatiti B është infeksion viral që në 10-50% të të rriturve, nuk shfaq shënja klinike. Nëse ka klinikë, ajo shfaqet me dobësi, këputje, temperaturë subfebrile etj. Transmetohet me rrugë seksuale. Tek bebi transmetohet vertikalisht dmth, nga nëna tek fëmija. Për këtë arsye është i rekomanduar vaksinimi i bebit me imunoglobulinën specifike HBV. Kur të lindësh mos harro t’ja tregosh mjekut pediatër këtë fakt. Nuk është e ndaluar ushqyerja me gji e bebit pas lindjes.

Të uro shtatzëni të mbarë.

/komuniteti