Infeksioni dhe spiralja
Luli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Luli.
Infeksioni ndaj kërpurdhës, ndryshe quhet kandidozë. Është nga infeskionet që edhe mundet të transmetohet seksualisht. Prandaj, mjekimin duhet ta marrin të dy partnerët. Femra mjekohet me ovula vaginale dhe kremra, mashkulli me tabletë nga goja dhe krem për lyerje.
Sterileja e vendosur mirë, ka mundësi të mbrojë nga shtatzënia deri në 99%. Ka edhe raste kur ajo nuk është vendosur siç duhet, dhe mund të ndodhë edhe një shtatzëni e padëshiruar. Mundet që sterileja e vendosur të lëvizë, nëse tërhiqen fijet e saj.
Ligji Shqiptar, lejon të kryhet ndërpreje të vullnetshme të shtatzënsië deri në javën e 12-të të saj.
Gjithë të mirat.
Miredita doktoreshe.
Desha nje pyetje, jetoj me nje belge, por ajo nje dite tha se ka nje infeksion frengjisht quhen champion (kepurdha), edhe nje shoqe e saj me ka tregu se me ka dhene edhe mu ne pije hapa per ate infeksion. A eshte rrezik diçka? Edhe nje pyetje, a eshte e mundur me sterile me mbet shtatzene? Ajo thote se ka levizur sterilja e per ate arsye ka mbet shtatzene. Tani thote se eshte qe 3 jave shtatzene, po per abort a ka shanse?