Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Estradiol (e2)

Pershendetje doktoreshe faleminderit shume per punen e pa lodhshme qe beni une ka me shume se 1 vit qe tentoj per shtatzani por kot para 3 muajsh ka ber analizat (prolaktin 15.13 dhe estradiol 151.23) sot kam perserit analizen e estradiol dhe me kishte doli 73.32 a eshte kjo shkaku i mos mbetejs shtatzen cfare te bej a te vazhdoj edhe dy muaj me tabletat Yasmin ju lutem shum per pergjigje gjith te mirat juve

Dafina Blakaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dafina

Tabletat estro-progestative që përdor, rekomandohen të përdoren deri në 6-të muaj rresht. Më pas bëhet rikontroll të analizave dhe nëse ato rezultojnë brënda parametrave të normës, tentativa për shtatzëni mund të jetë e sigurtë.

Të uroj fat.

/komuniteti