Kontraksione gjatë shtatzënisë
Elona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Kontraksionet e lehta uterine, ndodhin zakonisht në këtë moshë të shtatzënisë që referon. Qëndrimi shtrirë anash majtas, sidomos natën dhe përdorimi i spazmolitikëve e qetësojnë gjendjen.
Të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog, për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri) dhe hapjen e mundshme të kanalit cervical. Ky ekzaminim, do të vlerësoj mundësinë e rrezikut për lindje parakohe.
Të uroj që shtatzënia të shkojë deri në term.
Pershendetje!
Jam ne javen e 28 te shtatzenise dhe prej 2 javesh kam filluar te ndiej forcime te shpeshta te barkut. Me shpesh me ndodhin pas ores 22:00 dhe gjate gjithe nates. A jane te demshme per bebin? A jane shenja per lindje te parakohshme? Me perpara nuk kam pasur probleme te tilla. Çfare medikamenti mund te perdor per ti qetesuar?
Ju faleminderit.