Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth injeksioneve oestradiol

Pershendetje. Desha te dije rreth injeksioneve oestradiol per dilacion te cervikut? Sa ndikojne dhe sa jane te duhura? Une jam ne javen e 40+6, dhe asnje shenje qe lindjen e kam afer. Mjekja me ka sygjeru 3 injeksione per 3 dite. Jam ne merak per bebin, mos po zgjatet lindja?

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Mendohet që përdorimi i injeksioneve oestradiol, ka ndikim të veçantë mbi receptorët e oksitocinës në qafën e mitrës duke bërë të mundur fillimin e kontraksioneve uterine. Prandaj bëj atë që të ka rekomanduara mjekja. Në të kundërt, lindja me operacion cesarian është zgjidhja.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti