Cerviksi i zbutur
Ida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ida.
Një ekografi për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri) si dhe hapjen e kanalit cervical, do ishte e nevojshme për të definuar mbi rrezikun e lindjes parakohe. Nëse treguesit e mësipërm rezultojnë normal, dalja në ajër të pastër dhe shëtitjet nuk paraqesin problem.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Znj. Mimoza.
Jam ne javen e 31te te shtatzenise dhe pas nje kontrolli vaginal, mjekja ime me ka thene qe cerviksi me eshte zbutur paksa dhe me ka keshilluar te mos leviz shume pasi qe mund te kem lindje te parakohshme nese nuk jam e kujdesshme. Ndihem e shqetesuar pasi qe idene nuk e kam a duhet te jem e tejkujdesshme me levizjet e mia apo jo? A me lejohet mua te shetis ne ajer te paster se paku 1 ore ne dite?
Ju faleminderit shume!