Datat e ciklit
Erla Laa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erla
Mirë do ishte që shkaku i abortit (nëse është konstatuar) të ishte trajtuar. Menstruacionet pak a shumë janë ritmike, me zhvendosje të vogla. Unë të rekomandoj që të bësh një këshillim parakoncepsional te mjeku, i cili hap pas hapi do të vlerësoj gjendjen e shëndetit riprodhues. Nëse vlerësohet se ka problem, trajtimet janë të nevojshme. Në distancë nuk mund të di arsyet se përse ke dhimbje gjatë ovulimit, ashtu si nuk mund ta vlersoj edhe arsyet se përse nuk po ndodh shtatzënia.
Prandaj ndëroi mjekët ku vizitohesh (meqënëse e ke humbur besimin te ata), ose më kontakto në klinikën ku unë punoj.
Të gjithë të mirat.
Pershendetje dr Mioza,ja datat e menstruacioneve qe nga aborti qe me ka ndodhur me 13 tetor menstruacionet e para i kam pas 23 nentor,,20dhjetor, 16 janar, 8 shkurt, 7 mars, 3 prill, 3 maj, 28 maj, 21 qershor. Shkaqet e abortit smi kan tregu me kan then se vet nga natyra si ka rreh bebes zemra ne javen e 8 kam abortu,nje koh me erdhen mir menstruacionet ka 28 dit tash me vin me heret, ne kohen e ovulimit kam shum shum dhimbje ne anen e djatht,marrdhenje kam ba rregullisht,nuk e di pse akam mbet qe 5 muaj pepjekje,se edhe ktu mjekt po i qojshin zhag kontrollat si mbas dore,sjam fare e knaqur me kta.te pershenddes nga zemra per ndimen tuaj