javë pas jave
Përshëndetje Mersa.
Në praktikën e klinikës ku unë punoj, kapsula 200 mg e utrogestanit rekomandohet të përdoret një herë në ditë, në gjysmën e dytë të ciklit menstrual 28-të ditor, nga dita e 15-të deri në ditën e 26-të, ose, kapsula 100 mg e utrogestanit rekomandohet të përdoret një herë në ditë, nga dita e 1-rë deri në ditën e 25-të të çdo cikli menstrual 28-të ditor. Është e këshillueshme që marrja e preparatit të bëhet para gjumit. Në fletët shoqëruese të medikamentit, jepet edhe mënyra e përdorimit të tij. Megjithatë, rekomandimi i mjekut është i vlefshëm për shkak se ai mbështetet në rezultatet e analizave dhe ekzaminimeve.
Mersa, duhet dish se në fletët shoqëruese të çdo preparati medikamentoz, përshkruhen edhe efektet anësore të tij. Kjo nuk do të thotë, që ato shfaqen njësoj tek të gjithë përdoruesit e preparatit. Më kryesorja është se mjeku i pari dhe pacienti për dijeni, duhet të vlerësojnë dhe marrin në konsideratë raportin e efektit për të cilin preparati përdoret me efektin anësor të tij të mundshëm.
Në përgjigje të pyetjes tënde, po them se përdorimi i utrogestani shpreh edhe ndryshime në peshën e përdorueses.


Ne cilen dite te ciklit merret utrogestani, sa dite dhe sa here ne dite per te mbetur shtatzene dhe a shton ne peshe perdoruesja? Flm doktoreshe, Mersa.