Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me prerje cezariane

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 33+5. Lindjen e pare e kam pas me prerje cezariane mjeku me ka thene qe edhe kjo lindje duhet te shkoj po ne kete menyre, terminin e fundit e kam me 8 gusht po dr me tha qe ne javen e 38 te lindi... A eshte diqka e keqe te lindi ne kete kohe? Gjitha te mirat per ty.

Ani Jani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Lindja konsiderohet në term prej javës 37 deri në javën 42. Nëse ju keni planifikuar ta keni lindjen me prerje cezariane, rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që të pritet java 39.

Megjithatë, lindja në javën e 38-të të shtatzënisë, nuk ka problem apo rrezik për fëmijën.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti