Metronidazoli në tremujorin e parë të shtatzënisë
Ardita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ardita.
Metronidazoli (pra edhe Neo-Penotran forte), nuk rekomandohet të përdoret në tre mujorin e parë të shtatzënisë, për shkak se në këtë periudhë të shtatzënisë formohen organet e fetusit. Ndikimi i metronidazolit mbi to, është konstatuar se është negativ.
Meqënëse tashmë shtatzënia ndodhet përpara këtij fakti, vetëm pas javës së 12-të, mund të konstatohen diagnozat eventuale prenatale.
Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë të jetë e mundur.
Pershendetje!
Jam pak e shqetesuar! Kam perdorur neo peneotrant forte gjate javes se dyte te shtatzenise pa e ditur qe isha e tille. Tani jam shume e shqetesuar pasi me thane qe metronidazoli eshte shume agresiv tani jam ne javen e 5! Ju lutem mund te me thoni cfare mendimi keni ju? Dita e pare e ciklit te fundit ka qene ne dt 05/07/2011 dhe neo peneotrantin e kam perdorur nga dt 25/07-31/07.
Ju faleminderit.