A eshte ne rregull te mos kem mundim?
Albulenë Salihu-beqiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Albulena
Më vjen shumë mirë që ke filluar një shtatzëni. E rëndësishme është që ajo po ecën normalisht dhe këtë duhet ta verifikosh tek mjeku obstetër-gjinekolog. Nëse nuk ke problemet që shkruan, nuk do të thotë se shtatzënia ka probleme në ecurinë e saj. Ka shumë gra që në shtatzëni nuk i kanë këto problem, dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi shtatzënia kalohet pa shqetësime.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh.Eshte shtatzania ime e pare dhe ndoshta po brengosem per disa gjera edhe pa nevoj,por un tani jam ne javen e 5 ose 6.Dhe nuk kam as mundim as te vjellura,as dhimbje ne bark a po diku tjeter,ushqimiin e ha normal si edhe para shtatzanis.A eshte gjitthqka ne rregull.