Infeksionet
Dalina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Dalina
Trajtimi medikamentoz rregullon sasinë e sekrecioneve vaginale, sidomos kur ato janë pasojë e infeksioneve. Trajtimi mjeksor, bëhet pas gjetjes së diagnozës dhe preparatit medikamentoz nga analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale. Nëse ato dalin negative, hapi tjetër është ekzaminimi i HSG (histerosalpingografi), për të vlersuar kalueshmërinë e tubave. Mirë është që, paralelisht të vlerësohet edhe sasia dhe cilësia e spermës së bashkëshortit. Si hap të dytë, janë vlerësimet e niveleve hormonale dhe trajtimi i tyre.
Të uroj fat.
Pershendetje e nderuara mjeke.
Faleminderit per pergjegjet qe na jepni ne pyetjet tona. Para 1 vite e 6 muaj kam pas abortin e dyte mbrenda 1 viti kam pas 2 aborte, prej asaj kohe provoj te mbes shtatzene por pa sukses, kam qene te nje gjinekologe dhe kam verejt se kam infeksion. Te gjitha analizat e para me kane dale negativ, pas nje muaji terapie i kam be dhe nje here analizat dhe me kane dale mire, me ka dhene dhe nje terapi antibiotikesh dhe disa kapsula vaginale por e vereje qe ende kam menstruacione te bardha! Shume jam e brengosur, a mundeni te me tregoni se cka mund te bej?
Me respekt.