Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kokëdhembja gjatë shtatzënisë

Jam shatzene ne muajin e 7, me shtypjen e gjakut jam mire 100 me 70 zakonisht, por kam pas kokedhemje per dy dite radhazi, kam perdore paracetamol por nuk me ka ndihmuar, a eshte gje e demshme per beben, edhe pse edhe bebja ka pas levizje shume te shpeshta?!

Afërdita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Afërdita.

Presioni i ulur i gjakut, ndodh shpesh tek gratë shtatzëna. Për të stabilizuar situatën, të rekomandoj të shtosh sasinë e konsumit të lëngjeve. Në kohën kur bebi lëviz shumë, shtrihu anash majtas pasi ai do furnizohet më mirë me oksigjen duke shpresuar që të qetësohet.

Një analizë e gjakut komplet (hemogramë), do të vlejë për të vlerësuar mundësinë e një anemie të mundshme, e cila shoqërohet me dhëmbjen e kokës. Marrja e vitaminave, kriprave minerale dhe suplementit me hekur, është gjithashtu një rekomandim i rëndësishëm për shtatzënat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti