Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua edhe nje femije tjeter

Jam nje nene kam nje vajze 6 vjeqe kam 2 vite qe dua nje femi tjeter por nuk mundem kam vajzen 6 vjeqare po kam bere pauze 4 vite skam dashur femi tani kam 2 vite qe dua kam qen ne mjek me kan then mir je tani vet kam filluar te pi barnat folic acid me than se me kto barna mund te ngelesh shtazene Cfare me rekomandoni ju? menstuallet ikam ne regull ju kisha lut shum shum te me ndimoni?  ju pershendes.

Arijana Beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arijana

Acidi folik nuk ndihmon në mbetjen shtatzënë. Ai është i nevojshëm të përdoret, sepse parandalon malformimet në tubin neural të bebit.

Për të vlerësuar nëse shëndeti riprodhuesi yti dhe i bashkëshortit është i aftë për të filluar dhe vazhduar shtatzëni të sukseshme, duhet që të bëni një këshillim parakoncepsional me mjekun obstetër-gjinekolog. Këshillimi ka të bëjë me vlerësimin e përgjithshëm dhe specifik që bën mjeku, i cili nëse sheh sa ka probleme të vogla apo të mëdha që janë pengesë për shtatzëni, rekomandon trajtimet e nevojshme. Mos e neglizho të rekomandim.

Gjithë të mirat.

Arijana Beqiri (13 vite më parë)
flm shum per pergjigjen ju pershendes dhe juve

/komuniteti