Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Pershendetje doktoreshe, nuk di ne cilen jave jam, kam qene ne dy kontrolla te ndryshme asnjera nuk me tha njejte ne cilen jave jam, njeren kontrolle e kam bere ne Kosove e tjetren ne Gjermani, une kam pas ciklin e fundit prej 20 deri 26, 27 prill ndersa marredhenie kam pas prej 5 majit nese mund te me tregosh ne cilen jave jam dhe cila mundet me qene data e lindjes?

Erza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erza

Nëqoftëse data 20 prill 2011 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, atëherë shtatzënia ndodhet në javën e 16-të plus 5-së ditë. Dita e mundshme e lindjes është data 27-28 janar 2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti