Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezore plurifolikolare

Pershendetje, kam 12 muaj qe tentoj per shtatezani. Ne vizitat ekografike njera nga vezoret rezulton plurifolikolare ose multifolikulare, gje per te cilen mjeket thone qe nuk eshte problem. Kam bere analizat e fsh 6.30 lh 7.78 dhe prolaktina 40.87 ng/ml e te gjitha hormonet e tjera qe kan dale brenda normave. Kam kryer vizite ekografike ne mesin e ciklit e cila ka rezultuar gjithmon me folikul te maturuar. A ka te bej fakti i vezores multifollikolare me mos mbetjen shtatezane pas nje viti? Faleminderit

Abigeila Draci (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Abigeila

Prania e ovareve multifolikulare, duhet trajtuar për të dhënë mundësinë e shtatzënië. Por megjithatë, prania e tyre në njërat anë nuk pengon shtatzëninë në anën tjetër. Meqënëse probleme të tjera shëndetsore nuk ke, mirë do ishte që edhe bashkëshorti të bënte spermogramën.

Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në klinikën ku unë punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti