Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HZG dhe cistat

Miredita dr e nderuar, jam operuar para 8 muajve kam pas nje shtatzeni jashte mitre, tash kam 2 cista ne te dyja vezoret nga 4 cm, mjeku me rekomandoi nje muaj me pi tableta cyclo-progynova dhe mbas kryerjes se ciklit, me rekomandoi te bej HZG, po pasi ta bej inqizimin e thelle keto cista a pengojne per nje shtatzeni edhe pse mjeku me thote qe edhe tash keto nuk pengojne. Dhimbje nuk kam, qe 6 vite jam e martuar, dhe ende nuk kam femije, ju faleminiderit per mirekuptim, pres pergjigjen tuaj.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Kistet e ovariale, vijnë si rezulatat i prishjes së nivelit hormonal në organizëm. Tabletat cyclo-progynova, janë preparate hormonale që tentojnë të rregullojnë nivelin e çrregulluar hormonal. Trajtimi duhet të vazhdojë, tre deri në gjatë muaj dhe kur të jenë zhdukur kistet mund të bësh HSG dhe të tentosh për fillimin e një shtatzënie.

Të uroj fat.

/komuniteti