Infeksion ne pjesen intime
Beslinda Sylejmani
(13 vite më parë)
Përshëndetje,
Analiza e sekrecioneve vaginale do e konfirmoje diagnozën. Aroma e keqe gjatë marrëdhënieve mund të lidhet me sëmundjet inflamatore të pelvikut. Këto janë sëmundje që barten me marrëdhënie seksuale. Mjekohen me antibiotikë dhe njëkohësisht duhet të mjekohet edhe burri juaj. Patjetër, konsultohuni me gjinekologun për këtë problem.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje doktor desha te pyes per infektimin Ne pjesen intime me pengon shum sepse permban Nje arom te pakendshme shum arom e keqe dhe Kruarje te shumta nga qka mund te behet ky infeksion Dhe me cilat barna mund ta eliminojm ju lutem per pergjigje Ju falemnderit