Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzania e mundshme

Pershendetje! deshta te ju pyes a kam gjasa te jem shtatzane . Ciklin e fundit mujor e kam pasu me dt 09.06 2013 dhe pastaj prej dites se peste te ciklit me udhezimin e mjekut kom perdore 5 dite Clomifen stimulues te hormoneve, pastaj me dt 17.06. kom pasur mardhenieve dhe me dt.21, dhe 22.06 e kam pasur kohen e evulimit te njejtat dite kam pasur maredhenieve dhe kom provu me met shtatzane . Une po ndihem e lodhur dhe ne fund te barkut kom therje sidomos ne anen e djatht. A eshte heret me ba testin e shtatzanis edhe pse po kom qe me met shtatzane sa ma shpejt . Mjeku em ka thone i ki 2 qeliza ka gjasa ma shume binjake. Pres pergjgije Ju faleminderit shume.

Melisa Shaqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Melisa

Unë do të këshilloja që të mos ishe kaq e tensionuar në pritjen e shtatzënisë. Ankthi dhe stresi nuk është i favorshëm për të. Me durim duhet të presësh së paku ditën e mundshme të ardhjes së menstruacioneve të rradhës. Nëse nuk e ke këtë durim, bëj një beta hCG dhe për të marrë një vlerësim të pranisë ose jo të shtatzënisë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti