javë pas jave
Përshëndetje Adelina
Konsumi i multivitaminave është i nevojshëm gjatë shtatzënisë, për shkak se marrja e vitaminav dhe kriprave minerale aq shumë të domosdoshme për shtatzënën dhe fëmijën nga ushqimet që konsumohen përditë, nuk është i mundur. Marrja e previt edhe deri në fund të shtatzënië, mbase edhe 40-të ditë pas lindjes, nuk të bën dëm ty apo fëmijës. Pas javës së 16-të është shumë e rekomanduar që shtatzënat të marrin suplemente hekuri, të cilin është mirë që ta marrin deri në 40-të ditë pas lindjes.
Nëse ëhstë lindja e parë, zakonisht lëvizjet fetale ndihen rreth javës së 22-të dhe nëse është lindja e dytë e më tepër, lëvizjet fetale ndihen rreth javës së 18-të. Por ka edhe përjashtime që lëvizjet fetale të ndihen edhe më heret apo më vonë se çfarë kam shkruar. Kjo gjë nuk do të thotë se shëndeti i fëmijës nuk është normal, por pa tjetër është mirë që kontrollet mjeksore me mjekët obstetër-gjinekolog të bëhen për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr e nderuar iu pershendes dhe desha t'iu bej nje pytje jam ne javen e 16 dhe jam duke perdorur akoma previt ne konsultimin e fundit me gjinekologun tim me tha qe vetem dhe kete muaj dhe me mos te vazhdoj mirepo e verej se pas marrjes se hapit jam shume me e forte a do te thot kjo qe nese e vazhdoj do ti bej dem femiut tim em vone dhe nje pytje tjeter akoma se kam ndjer levizjen e bebit e e pres me shumee padurim a duhet tash te ndodh kjo ju falemnderit per durimin dhe te pershendes