Mitra dybrinjore
Mira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mira
Nëqoftëse mitra është e ndarë në dy kavitete, ndër të cilat njëri është i madh dhe tjetri është i vogël dhe nëse shtatzënia vendoset në kavitetin e madh, ajo ka mundësi të shkojë deri në term. Nëse kavitetet janë të thuajse të barabartë, të rekomandoj të bësh ndërhyrje kurgjikale për të korrigjuar anomalinë uterine që të është paraqitur.
Të uroj fat.
Jam 24 vjeçare, kam pasur dy aborte, njerin ne nentor te 2010, ka qene i pari 3 muaj e 2 jave. Dhe pas 3 muajsh kam ngelur prape edhe 8 jave kam pas abort ka qene 8 javesh. Ne te dyte kisha perlymje dhe s`eshte zhvilluar femija. Tani mjeku me thote eshte mitra dybrinjore duhet operuar, mirepo nuk eshte ndonje devijim i madh. Si te veproj te operohem apo te provoje dhe nje shtatzani?!