javë pas jave
Përshëndetje Mimoza
Është normale që gruaja shtatzënë të ketë frikë për ecurinë e shtatzënisë së saj. Frika vjen nga mosnjohja dhe nga e panjohura për ditët që vijnë. Por unë të siguroj që asgjë e keqe nuk do të ndodhë, nëse kontrollet mjeksore kanë treguar se ecuria e shtatzënisë është normale. Ti duhet ta largosh mëndjen nga problemet që kanë shtatzënitë, se mbase ke ndigjuar shumë gjëra të tilla, dhe merru vetëm me faktin se në trupin tënd po rritet fëmija aq i dëshiruar i cili do të jetë lumturia e jetës tënde. Gëzoju këtij fakti dhe përkëdhele sa herë ai lëviz ose sa herë ke ti dëshirë. Këndoj edhe këngë të bukura sepse bebi yt të dëgjon dhe ka nevojë për mbështetjen tënde.
Të uroj me gjithë zemër mbi shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoresh e nderuar jam shtatzen ne javen e 24 kam shtatzanin e par kontrollen e fundit qe e kam ber e kam ber me 10 maj me ka then qe beba eshte ne regull osht e zhvilluar nje jam me shum a ka diqka problem e kam pyet edhe gjinekologen por me tha osht normale po prap se pram un dua te i ik dyshimeve vendosa te ju pyes edhe juve edhe a eshte normale te kesh frik se mos po te deshton shtatzanija mos po e hum beben mos po ke probleme ne lindje ose mos po ke noj problem me bebin