Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

E nderuara doktroreshe. Jam ne javen 33, shtatzenia me ka shkuar mire deri tani por desha te di rreth peshes se bebit ne kete periudhe te shtatzenise. Mjeku im me ka thene se bebi peshon 2.500 kg desha te di nga ju se eshte kjo peshe e mire dmth per keto muaj a ka boll peshe mos eshte i dobet, mjeku me tha se deri ne fund ai shton ende peshe shkon deri ne 1 kg, ju lutem me thoni mendimin tuaj, ju pershendes shume.

Blerta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta

Në javën e 33-të të shtatzënisë, pesha e fetusit duhet të jetë rreth 2000 gram. Pesha e bebit tënd, që të ka treguar mjeku, është më e madhe se mesatarja e përgjithshme. Deri në term, bebi yt mund të shtoj edhe 1400-1500 gram të tjerë. Pra, pesha e tij mund të shkoj afro 4000 gram. Kjo është shumë, por nuk ka vend për t’u shqetësuar. Nëse përmasat e baçinit janë të përputhshme me peshën dhe sidomos me madhësinë e kokës/shpatullave të fëmijës, lindja do të jetë nëtyrale.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndeshëm.

/komuniteti