Dhimbje barku
Hatixhe Spahiu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Esma
Lodhjet nga punët e përditshme apo edhe nga qëndrimet e gjata në këmbë apo në pozicione jo të përshtatshme, bëjnë që edhe në këtë moshë të shtatzënisë të ndihet dhimbje të lehta në fund të barkut. Dhimbja mund të vijë edhe nga lëvizjet e bebit i cili tendos ligamentet dhe muskujt që mbajnë mitrën.
Nuk është normale që ke përdorut magnesium pa rekomandimin e mjekut. Këto lloj dhimbjesh, mund të dominohen me një banjë çlodhëse me masazh me vajra bimorë ose me një borsë me ujë të ngrohtë.
Por kujdes, nëse dhimbjet bëhen të bezdishme dhe shoqërohen me të vjella, temperaturë hemorragji etj, drejtohu menjëherë te mjeku obstetër-gjinekolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh jam ne javen e 26 te shtatezanise deri me tash skum pas probleme po ka pes dit qe kam dhimbje te lehta te barkut se di a osht normale tjeter shenj skam sot pina nje magnezium ende kamdhimt pina magnezium thash ndoshta jan ngerqe qfar mendoni a duhet te vizitohem te mjekja apo eshte normale sepse jam e shqetsuar?