Uterus bicornis
....
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Duhet marrë parasysh se tek gratë me uterus bicorn, mundësia e lindjes parakohe ekziston maksimalisht. Mirë do ishte të më kishe treguar sesa javëshe je, sepse nëse është kaluar java e 22-të e shtatzënisë, trajtimit duhet t’i shtosh preparatin Adalat (nifedipinë) dhe rregjimin rigoroz të shtratit.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
I kam patur 3 aborte, kam uterus bicornis, tash prape jam shtatzene, jam duke perdore vitamina, magnezium dhe aspirina cardio 100, me ka rekomanduar mjeku, a eshte kjo terapi e mjaftueshme? Ju pershendes.