Menstruacionet e bardha
Edona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edona.
Sekrecionet vaginale të ndryshuara në sasi, erë, ngjyrë dhe konsistencë (trashësi), janë tregues të mundshëm të një infeksioni gjenital. Për t’i eliminuar ato, duhet të bësh analizë dhe kulturë për të gjetur diagnozën dhe preparatin mjeksor efikas.
Përveç të tjerave, që në mjeksi quhet sindromi paramenstrual, dhëmbjet e barkut gjatë menstruacioneve vijnë edhe për shkak të infeksioneve gjenitale.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje Dr. e nderuar, jam Edona nga Mitrovica, desha me te tregu per problemin qe kam, jam 21 vjecare, kam probleme me menstruacionet e bardha qe sa muaj me rradhe, kam shume te bardha dhe kur me vijne menstruacionet, kam shume dhimbje te barkut, a mundesh me me ndihmu me dite ku eshte problemi? Flm shume qe po na ndihmon me pergjegje. Gjithe te mirat.