Klamidia gjatë shtatzënisë
Baar.
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë
Infeksioni i klamidias nuk transmetohet vertikalisht tek bebi gjatë shtatzënisë dhe nuk influencon në ecurinë e saj. Pas javës së 12-të të shtatzënisë, duhet të trajtohesh me preparate mjeksore të cilët nuk e kalojnë barierën placentare. Kjo duhet bërë me patjetër, sepse rrugët e lindjes duhet të jenë të pastra gjatë lindjes. Në këtë fazë, fëmija mund të infektohet duke patur pasoja negative në shëndetin e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Tung, kisha pas deshire t`ju pyes, kur i kisha 6 jave te shtatzenise e mora vesh se e kam infeksionin e klamidias dhe nuk e nderprita shtatzenine kurse tash jam java e 19 dhe doja t`ju pyes cfare rreziku ka femija qe nuk e nderprita shtatzenine dhe cka mund te ndodhe me tutje? Jam teper e brengosur!