Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam mundur të mbes shtatzënë?

Kam lindur para 6 muajve femijen e pare, menstruacionet e para pas lindjes i kisha rreth 3 muaj pas lindjes, qe 2 muaj gati jam duke perdorur pilula kontraceptive ceratette pasi qe e ushqej ende femijen me gji, e kam harruar ta marr tab. diten e 22 pas fillimit te perdorimit mirepo te nesermen sapo me ra ne mend e morra diku 15-16 ore me vone gjithashtu ne orarin e caktuar ne 22:30 e kam marr tab. vijuese. Menstruacionet i kisha me daten 28 qershor e ende nuk kam me vec disa here kam pas nuk e di me e definu jo gjak i kuq plotesisht po i kafte, kete e kisha 2 jave pas menstruacioneve kur nuk e kisha harru tableten si dhe 2-3 here me pas sasi shume e vogel vec pika do te thoja 2-3 dite rresht. A ka mundesi te jem shtatzene? M`u pergjigjni ju lutem!

Shqipe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Kur përdoren kontraceptivët hormonal, për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, duhet që kokrrat të konsumohen rregullisht sipas udhëzuesit. Vetë preparati ka një siguri të madhe për t’u mbrojtur, por, ulet nëse tabletat nuk përdoren rregullisht në kohë dhe ditë, atëherë siguria e preparatit ulet.

Megjithëse e ke ndjekur rregullin e vazhdimësisë, nëse harron të përdorësh një kokër, mundësia e sigurisë është tashmë e ulur. Mbi këtë arsye, duhet pritur data e menstrucioneve pasardhëse.

Uroj që gjithshka të shkojë sa më mirë.

/komuniteti