A mund te kem nje bebe te shendetshme?
Drita * Jara*
(13 vite më parë)
Përshëndetje Drita
Me siguri do të lindësh një bebe të shëndetshme, gjithnjë nëse gjatë shtatzënisë nuk ke patur probleme që pengojnë ecurinë normale të saj apo zhvillimin normal të bebit.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, Faleminderit qe jeni gjithmone e gatshme te pergjigjeni ne pyetjet tona. Jam ne javen 37+5 dhe veten me fillim kam pasur mundime kurse gjate gjithe shtatzanise nuk kam pasur asnje problem shendetsor ( infeksion, anemi, tension, hemorroide etj), nuk kam perdore kafe apo duhan asnjehere. Pyetja ime eshte a do ta kem nje bebe te shendetshme? Ju falemnderoj prape