Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth abortit spontan

Pershendetje doktoresh e nderuar une kam pas qrregullime te medha te ciklit menstrual per shkak te vezoreve policistike kurse kesaj here mu vonuan 2 muaj dhe une perdora 10 dit utrogestan nga dy tableta ne dit pasi i nderpreva me esht leshuar gjakderdhje e madhe dhe dhimbje te medha po ashtu kam qit shum copa te gjakut desha me te pyt se a ka mundur te jem shtatzane dhe a ka ndikim utrogestani qe te abortoj nje grua apo thjesht vetem jam pastru nga vonesa e ciklit ju faleminderit

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Utrogestani është me përbërje progesteron. Utrogestani ka influencë pozitive për shtatzëninë. Nëse nuk je shtatzënë por ke çrregullim menstrual, utrogestani bën të mundur ardhjen e gjakrrjedhjes. Në rastin tënd vonesa menstruale ka ardhur si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve nga ovarit polikistik. Trajtimi ovariti polikistik, do një peridhë 6-të mujore. Për të mësuar më shumë mbi ovarin polikistik, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindromi-i-ovarit-policistik

Gjithë të mirat.

/komuniteti