Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetesime pas lindjes

Pershendetje doktorreshe,kam 3 muaj qe kam lindur,lindjen natyrale me shume probleme,gjate muajit te dyte me kane ardhur 3 here mesturacionet.Eshte nomale kjo gje,dhe ne fund te tyre me vijne ngjyre kafe te erret dhe me copa te trasha,dhe tashi kam shume dhimbje barku te her pas hershme,dhe barku me ka ngelur shume i madh,tashi duhet te filloj ndonje diete apo ushtrime fizike,flm

Guri Sefa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Guri

Pas lindjes, gratë kanë lohje të cilat janë shkarkime vaginale që shoqërohen edhe me gjakrrjedhje të lehtë deri sa organizmi i femrës të kthehet në gjendje normale. Zakonisht kjo periudhë zgjat edhe deri në 40-të ditë pas lindjes. Pas kësaj periudhe nëse nuk ushqehet fëmija me rigorozitet më qumësht gjiri, mund të vijnë menstruacionet të cilët duhet të kenë një rregullshëmri në kohëardhjen e tyre e cila duhet të jetë e ngjashme me kohën përpara shtatzënisë. Nëse gjakrrjedhja është e ndryshme dhe e çrregullt, tregon se diçka nuk shkon mirë në shëndetin riprodhues. Prandaj të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar gjendjen me vizitë gjinekologjike apo edhe me analiza dhe ekzaminime të ndryshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti