javë pas jave
Përshëndetje
Më vjen mirë që në këtë shtatzëni, ecuria e saj ka qënë e mirë. Anemia dhe sidomos anemia e lehtë, dominohet me ushqime me shumë hekur ose më suplemente hekuri. Ky trantim nuk duhet neglizhuar.
Duke u nisur nga sa shkruan, vërej se shtatzënia ka ecur shumë mirë dhe nuk shoh asnjë arsye që të mendohet për lindje me operacion cesarian. Mjekët obstetër, nuk kanë dhe nuk presin ndonjë datë apo kohë që të vendosin për mënyrën e lindjes. Mundësia e vetme për lindje me operacion, është kur shtatzëninë e shoqëron ndonjë indikacion i mundshëm që e detyron mjekun të kryejë lindje me operacion për të shpërtuar jetën e bebit apo edhe të gruas shtatzënën. Në këtë kuptim dhe në kushtet që është shtatzënia, nuk ka arsye që të mendosh lindjen me operacion, por me qetësi të sygjeroj të presësh ditën e lindjes normale e cila vjen vetë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje te perzemerta dhe falenderime per pergjigjiet e juaja dhe ndihmen e dhene femrave.Jam ne javen e 29-te te shtatzenise,me javet ekografike jam 31-jave.Lindjen e pare e kam pasur me operacion per shkak te preeklampsise dhe placentes previa.Gjate kesaj shtatzenie nuk kam pasur probleme perveq nje anemie te lehte.Kur mund te me konfirmohet menyra e lindjes (lindje normale apo me operacion)apo duhet te pres deri ne javen e 37-te.Paraprakishte ju falenderoj dhe ju uroj miresi ne familjet e juaja.