Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne analiza candida pozitive

Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 29 te shtatzanise, dhe bere analizat qe mjeku me rekomandoi te beja, dhe tek analiza e urines me doli sheqeri pozitiv 500mg, dhe urobilina pozitiv i lehte, dhe tek sekrecionet candida pozitive, per kete te fundit me dha mjekim. ky lloj myku shkakton ndonje problem tek bebi, po marredhenie mund te kryej. Sheqeri dhe urobilina cfare jane???? Mjeku nuk me tha qe neduhet te vazhdoj te pi multivitamina, si duhet te veproj te vazhdoj te mar multivitamina apo jo???? Faleminderit.

Ada S (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Prania e mykut në sekrecionet vaginale, ndodh në shumicën e grave shtatzëna. Megjithëse nuk shkakton problem te bebi, trajtimin e rekomanduar duhet ta përdorësh deri në shërim. Mirë do të jetë që marrëdhëniet të kryen pas shërimit, gjithënjë nëse kjo është e vërtetuar nga analiza që duhet bërë pas trajtimit.

Me sheqer në gjak kuptohet niveli i lartë i glukozës, që shkaktohet nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet dhe tretur sheqerin e tepërt. Urobilin është një substancë që rrjedh nga reduktimi i bilirubinës nga ana e florës bakteriale të zorrëve.

Multivitaminat mund t’i konsumosh edhe deri në 40-të ditë pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti