Placenta e ulet e inseruar
Nela Selimi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nela
Iserimi i ulët i placentës në këtë periudhë të shtatzënisë, duhet pa tjetër të dominohet me spazmolitikë dhe rregjim shtrati. Trajtimi rekomandohet që mitra të jetë e qetë dhe të mos ketë kontraksione uterine pasi ato bëhen shkak i aborteve spontane. Te shumica e grave shtatzëna, me rritjen e moshës së shtatzënisë placenta migron dhe ngjitet më lart. Në këtë kuptim edhe shtatzënia tënde, mund të ketë ecuri të mbarë deri në fund të saj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendejte tani jam ne javen e 17 te shtatzanis pas kontrolles qe bera gjinekologja me tha placenta ulet e inseruar dhe me rekomandoi regjim shtrati kam dhembje posht barkut, Deshiroj te informohem me shum qfar eshte placenta ulet e inseruar a mund te jet shqetsuese deri perfundim te shtatzanis dhe a pengon zhvillimin e foshnjes Ose mund te Kem lindje parakoshme apo ndoshta permisohem me von shqetsohen sepse eshte shtatzania ime e par dhe qdo gje qe me ndodh sa do e Vogel po merakosem shum. Ju deshiroj pun te palodhshme Mirmbetshi...