Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth anemise ne javen e 37

Pershendetje md mimoza un jam shtatzan ne javen e 37 dhe analizat para 1 muji me kan dal pagjaksi dhe kam perdor sok te sfekllav po nuk e kam arrit gjakun dje i bera prap dhe prap ashtu me kan dal anemike a ka nej rrezik ne qoft se lindi anemike si per mua ashtu dhe per bebin

Albulena 2013 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Midis shumë rekomandimeve që jepen gjatë shtatzënisë, është e marrja e suplementeve të hekurit pas javës së 16-të e deri 40-të ditë pas lindjes. Ky rekomandim jepet, sepse organizmi nuk është i aftë të plotësojë kërkesat me hekur me marrjen e ushqimeve. Edhe tani mund dhe duhet të fillosh marrjen e hekurit. Nga mungesa e hekurit, zakonisht pasojat bien mbi shtatzënën. Bebi i plotson nevojat e veta për hekur dhe për çdo vitamine dhe mineral që ka nevojë, duke ja marrë nënës edhe nga rezervat e saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti