javë pas jave
Përshëndetje Lola
Urinimi i shpeshtë është një nga shënjat kryesore të pranisë së infeksioneve urinare, të cilët nëse nuk trajtohen, bëhen shkak për një ecuri jo të mirë të shtatzënisë. Përveç analizës së urinës komplet, të rekomandoj të bësh edhe një urokulturë e cila do ta orientojë mjekun për të rekomanduar një trajtim sa më efikas. Nëse kjo analizë rezulton sterile për prani të një infeksioni të mundshëm, atëherë duhet të bësh një ekografi të veshkave dhe një këshillim me mjekun nefrolog.
Ka edhe një mundësi tjetër e cila lidhet me nivelin e shtuar të progesteronit, që vepron duke liruar muskulaturën e fshikëzës urinare. Shtimi i qarkullimit të gjakut në baçin, ngacmon punën e veshkave dhe për pasojë prodhohet më shumë urinë. Gjithashtu edhe rritja e mitrës shtyp fshikëzën e urinës. Urinimi i shpeshtë bëhet evident, pasi sasia e urinës që mund të mbajë fshikëza është më e vogël. Të rekomandoj që të konsumosh së paku 2 litra likide në ditë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktorreshe,kam probleme me urinim te shpeshte...Jam 23 javeshe dhe bej urinen qdo 15 minuta, i kam bere te gjitha analizat e urines dhe me kane dale mire sterile... Kete problem e kam qe nga fillimi,sa kalon e kthehet perseri...Ju faliminderit per punen dhe ndihmen tuaj...