Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth medikamenteve ne shtatzeni

Pershendetje,jam antaresuar para dy javeve ne kete web,pyetjes se pare me jeni pergjigjur dhe te dytes jo,ju kuptoj qe keni shume pyetje nga numri i madh i te antaresuareve,shpresoj se kesaj radhe do te me pergjigjeni.. Jam ne javen e 15 te shtatezanise,dje nje jave isha ne kontrolle ultraze dhe i tregova dr.qe kam perdore folan 5mg qe eshte doze ma e madhe se qe u dashte me e perdore siq me keni tregu ju,dhe fare nuk e beri problem tha nuk eshte asgje.. bile perdori nese ki ende deri sa te kryhen por une nuk i kam perdore me pasi qe kom kontaktu me ju,pastaj tregoi per gjinine e bebes qe presim nje vajze, bebja tha eshte mire pasi me tha keshtu u qetesova,eshte shtatezania ime e pare edhe shohe qe nuk eshte ne rregull me pershkru terapi gabim,jam nga Gjilani dy kontrollat e fundit i kam bo tek dr. Ag.Krasniqi ne Prishtine,ai mi ka pershkru ato medikamente dhe tash viziten e dyte mi ka pershkru: Heilusan magnesium 200mg 2 here ne dite,Matrevit 1 here ne dite dhe ne kontrollen gjinekologjike Itamelagin 1 here ne dite qe perdoren vetem ne mbremje,Aspirin 75 prape me pershkruajti,po kete se perdori tha eshte mire per gjak une nuk kam as nje problem qe me e perdore Aspirinen,desha me e dite a jon ne rregull qe mi ka pershkru keto gjithashtu edhe kohet kur perdoren.. dhe deri ne cilen jave te shtatezanise mund ti perdore,flm per mirekuptim respekt per ju..! Kjo pyetje ishte drejtuar per te M.M por nuk me pergjigjet,inshalla ju keni mundesi me mu pergjigj flm..

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Medina

Çdo mjek i nënshtrohet protokolleve të caktuara në mënyrën e trajtimit të shtatzënave. Këto protokolle janë të përcaktuara në klinikat ku ata punojnë ose janë mbështetur në literaturën bshkëkohore. Në këtë kuptim nuk është etike që unë si kolege e tyre, të bëj vlerësimin e trajtimeve që ai ka rekomanduar. Në fumd të fundit përgjegjësia e çdo mjeku është përsonale në mënyrën se si e trajton pacientin.

Por unë mund të të them:

Magnezi, shumë mjekë e përdorim kur pacienti/ja ka mungesë të magnezit në organizëm. Mendohet se mungesa e magnezit është shkak i ndjenjës së të vjellit dhimbjeve të parakoshme të lindjes, rritjes së tensionit arterial. Ky preparat rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me qumësht gjiri. Nuk vërehen efekte anësore edhe kur merret me mbi dozë.

Matrevit, nuk e njoh si emër, por duke shpresuar që nuk gaboj them se janë multivitamina. Nëse janë vitamina dhe minerale, të rekomandoj që ti konsumosh sepse plotësojnë sasinë e tyre që organizmi nuk plotëson me ushqimin e përditshëm që merr.

Italmegalin, është preparat me përbërje metronidazol dhe miconazol. Ky preparat jepet kur pacientja vuan nga vaginoza bakteriale, kandidoza, vaginite të shkaktuara nga trikomonasi vaginal, ose kur pacientja vuan nga infeksione të përzjerra etj. pra, nëse ke bërë analizë të sekreciaoneve vaginale dhe rezultati ka dalë me problemet që kam shkruar më sipër, të rekomandoj që trajtimin ta bësh me patjetër me preparation që ka rekomanduar mjeku.

Aspirina, bën që gjaku të mbahet në kushte të hollimit duke i paraprirë kështu një komplikacioni të mundshëm edhe gjatë lindjes.

Shpresoj të kesh mbetur e kënaqur nga përgjigja.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(13 vite më parë)
Falemnderit shume,itamelagin i kam me i perdore ne mbramje,analize nuk kam bo per kete medikament vetem me ka kontrollu gjinekologia .. Edhe menirend mi pershkruajti itamelangin,theksoj se skom bo kurr ksi kontrolle ishte hera e pare edhe kisha shume turp,e gjitha kto medikamente sa muaj ose deri ne cilen jave munde ti perdore : itamelagin,matrevit(vitamine),dhe magnezin,falemnderit shum per pergjigjen .. Ju pershendes.

/komuniteti