Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e shpinës (ijeve) pas lindjes

Pershendetje doktoreshe, shpresoj mund te me ndihmoni. Kam lindur qe 3 jave dhe kam dhimbje te ijeve, nje jave me ka dhimbt njera ane, ndersa tash ana tjeter, a eshte normale, nuk mund te ec si zakonisht, kur e shkeli token po me therr shume? Flm gjithe te mirat.

Rita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita

Problemi që paraqet, mund të jetë pasojë e një sëri shkaqesh. Më e rëndësishme më duket një infeksion në veshka e cila diagnostikohet nëpërmjet analizës së urinës komplet. Së dyti, mund të ketë lidhje me ftohjen e pulmoneve sepse një pneumoni bazale jep këto lloj dhëmbjesh. Së treti, nëse gjatë lindjes kanë manovruar duke të shtypur në bark për të ndihmuar nxjerrjen e bebit, mund të ketë ndodhur një dëmtim i brinjëve.

Këshilla me mjekun e familjes, është në interesin tënd sepse ai të viziton dhe ekzaminon fizikisht.

/komuniteti