Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa shqetesime rreth dhimbjes ne fund te barkut

Pershendetje dje ne kete kohe e kam ba nje pyetje po akoma nuk kam marre pergjigjje prap po e perseris pyetje kam disa shqetesim rreth dhimbjes ne fund te barkut ka fillu qe disa dite ciklin e fundit e kam pas me 10 qershor kam disa mundime mirepo te vjelllura nuk kam gjinjet pak i kam te ndjeshem dashta me dite a jane sheja te shtatezani a duhet me ba naj test apo naj vizit te gjinekologu gjith te mirat e pres pergjigjje nga ju.

Gentiana As (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndtje Gentiana

Rritja e ndjeshmërisë së gjinjeve, bën pjesë në simptomat e fillimit të shtatzënisë. Mendoj se duhet të presësh ditën kur prêt ardhjen e menstruacioneve të rradhës. Nëse menstruacionet nuk vijnë dhe vonohen dy-tre ditë, atëherë bëj një test shtëpiak shtatzënie. nëse testi nuk jep rezultat pozitiv, mund të bësh beta HCG si dhe vizitë te gjinekologu.

Uroj të të jetë realizuar dëshira për shtatzëni.

/komuniteti